Kampionati Botëror po shkon drejt fundit.
Nesër do të jetë ballafaqimi mes dy gjysmëfinalistëve Anglisë dhe Francës të cilët luajnë këtë duel për vendin e tretë, teksa të dielën do të zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Spanjës, transmeton klankosova.tv.
Lojtari, Alban Shillova i ftuar në emisionin “Kosova Today”në Klan Kosova tha se finalja pritet të jetë interesante, teksa deklaroi se Spanja kishte kundërshtarë më të vështirë deri në finale.
“Pres një finale e cila duhet të prezantohet si finale e cila është me lojtarë shumë teknik. Për mendimin tim Spanja ka pas kundërshtarë shumë më të fortë se Argjentina, mirëpo Argjentina siç njihet me një futboll agresiv dhe duke marrë Messi barrën përsipër në momentet më të vështira pres një ndeshje interesante që nuk mund të parashikohet realisht”, tha ai.



