Shkolla “Pavarësia” me aktivitete për vetëdijësimin për mbrojtjen nga kanceri i gjirit

Një sërë aktivitetesh sensibilizuese u zhvilluan të mërkurën në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga kanceri i gjirit.

Këto aktivitete u zhvilluan të mërkurën në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë, me qëllim ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje.

“Në kuadër të aktiviteteve u realizuan prezantime tematike, shpërndarje broshurash informuese, instalacione simbolike dhe recitime poetike kushtuar grave që përballen me këtë sëmundje”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Shkolla ka falënderuar mjekët e QMF-së në Mati 1, Prishtinë, për prezencën dhe ligjëratën e tyre me të njëjtën tematikë, “e cila pasuroi aktivitetin me informacione të vlefshme dhe këshilla të dobishme për parandalim dhe kujdes shëndetësor”.

I gjithë aktiviteti u realizua nën udhëheqjen dhe mentorimin e arsimtares Fiqirete Krasniqi. /Klankosova.tv

The post Shkolla “Pavarësia” me aktivitete për vetëdijësimin për mbrojtjen nga kanceri i gjirit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news