Është hedhur shorti për rrethin e parë të kualifikimit të Champions League.
Kampionia e Kosovës Drita, eksperiencën këtë edicion do ta nisë kundër skuadrës nga Luksemburgu, FC Differdange.
Sfidën e pare ekipi i Zekirja Ramadanit, do ta luajë si vendas.
Ndeshjet e para do të luhen me 8/9 korrik dhe ato të kthimit më 15/16 korrik.
“Bardhekaltrit”, synojnë të jenë të suksesshëm në garën më prestigjioze të futbollit evropian duke kaluar së paku në rrethin e dytë kualifikues.
Një eliminim eventual i gjilanasve s’do të thoshte edhe fund i eksperiencës evropiane pasi ata do t’i vazhdonin garat në Conference League./ Klankosova.tv.
The post Short i mirë për Dritën në Champions, përballet me skuadrën nga Luksemburgu appeared first on Klan Kosova.



