Shpërthen një bombolë e gazit në Kaçanik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gasit në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, konkretisht në fshatin Nikaj.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizaj.

“Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast një person është i lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit. Personi i lënduar pas ndihmës së parë në Kaçanik është dërguar në QKUK-Prishtinë”, tha Veseli për Klankosova.tv.

The post Shpërthen një bombolë e gazit në Kaçanik, lëndohet një person appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news