Shpërthen zjarr në kryeqytet, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e njohur si “te plepat” në Prishtinë, ka shpërthyer zjarr.

Sipas fotove të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, apo nëse ka të lënduar.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje.

 

The post Shpërthen zjarr në kryeqytet, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news