Shqipëria – Andorra, sonte ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion

Sonte me fillim nga ora 20:45, kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

“Kuqezinjtë” do të jenë nikoqir të Andorrës në “Arena Kombëtare”, njofton Klankosova.tv

Kjo sfidë do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe kanalin Sport 1 të platformës më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Loja komentohet nga Naim Selmani.

Në ndeshjen e parë kualifikuese, skuadra e drejtuar nga Sylvinho pësoi në “Wembley” 2:0 nga Anglia/ Klankosova.tv

The post Shqipëria – Andorra, sonte ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news