Shqipëria përballet me Gjibraltarin në miqësore, një provë para Kualifikimeve për Botëror

Kombëtarja Kuqezi do të zbresë sërish në fushë, këtë herë në një përballje miqësore kundër Gjibraltarit, në prag të nisjes së Kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Takimi do të zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora 18:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova përmes platformës televizive Artmotion.

Ky test konsiderohet si një mundësi e mirë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Sylvinho për të forcuar formën, për të testuar alternativat dhe për të rritur besimin e lojtarëve para sfidave vendimtare që e presin në rrugëtimin drejt Botërorit.

Tifozët kuq e zi pritet të ndjekin me emocione këtë përballje, duke mbështetur fort Kombëtaren në çdo hap të saj. /Klankosova.tv

The post Shqipëria përballet me Gjibraltarin në miqësore, një provë para Kualifikimeve për Botëror appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news