Shtëpia superluksoze e Luka Modriqit, 13 dhoma, kinema, garazh me 10 vetura – Indeksonline.net

Luka Modriq është një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Dhe forma e tij e tregon vetë, ndonëse është në prag të përfundimit të karrierës së tij ai po tregon formë të lartë duke qenë shpeshherë vendimtar në lojën e Realit.

Në një postim të mediumit kroat “24sata”, treguan edhe vilën në të cilin jeton kroati, me vlerë prej 12 milionë eurosh, në të cilën ka 13 dhoma, një kinema dhe një garazh që përmban 10 vetura.

Vila e tij përmban edhe një dhomë fitnesi, një kënd lojërash për fëmijë dhe dhomën për mysafir.

Njerëz të tjerë të famshëm në Spanjë jetojnë ose kanë jetuar në lagjen La Moraleja, e njohur për vilat e saj luksoze, si prezantuesja televizive Ana Obregon, ish-partnerja e Davor Šuker, futbollisti David Beckham, këngëtarja Isabel Pantoja e të tjerë.

Familja Modriq e bleu shtëpinë përmes kompanisë lokale të pronave të patundshme Promora, e cila ishte e para që hapi një zyrë në zhvillimin urban La Moraleja në 1975. Më vonë, shumë lojtarë të Real Madrid filluan të merrnin me qira dhe të blinin shtëpi atje.

Vila e tij luksoze gjendet në vendbanimin urban La Moraleja, në veri të Madridit, vendbanim ky në të cilin jetojnë edhe disa bashkëlojtarë të tij.

Latest news
Related news