Shtyhet fillimi i ndeshjes Real Madrid – PSG

Ndeshja mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain është shtyrë për 10 minuta për shkak të një aksidenti trafiku pranë stadiumit.

Incidenti ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e disa pjesëtarëve të delegacioneve, duke detyruar organizatorët të ndryshojnë orarin e nisjes së takimit.

Ndeshja pritet të fillojë sapo të sigurohet normalizimi i situatës përreth stadiumit.

Takimi është i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

The post Shtyhet fillimi i ndeshjes Real Madrid – PSG appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news