Si ndodhi përplasja në QNR? Flet Gani Geci (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme, në Qendrën e Numërimit të Rezultateve u raportua për një incident mes përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.

Lidhur me këtë, për “Edicionin Special”, ka folur Gani Geci, i cili thotë se ky debat nuk ishte konfrontim i madh, megjithëse pati fjalosje, transmeton Klankosova.tv.

“Trendi i votave të diasporës me postë, po e frikëson pak LVV-në, për arsye se LDK-ja po del ma mirë sesa pritjet e tyre. Unë besoj se duhet të hetohen votat në ambasada, për arsye se mund të ketë manipulime të votave. Ata kanë nisur të bëhen agresivë, agresivë me vëzhguesit e LDK-së kryesisht, jo me të tjerët, sepse LDK-ja po del ma mirë, dhe ky problem do të duhej ta shqetësonte Prokurorinë, e jo KQZ-në”, tha Geci.

“Me shku me i kërcënu të tjerët, nuk është në rregull. Me iu thënë të tjerëve ‘hajde dalim jashtë’, nuk është në rregull. Siç duket, pa e njohur kanë folur edhe me vëllain tim, e aty kanë hasur në gozhdë, iu ka thënë ‘rrenca jeni ju’. Kaq ka pasur”.

Geci thotë se atë gjatë qëndrimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, nuk e kërcënoi askush.

Tutje, ai foli edhe për mosparaqitjen e kryeministrin Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, i cili thotë se ky është shembull i keq pasi qytetarët mund ta ndjekin.

Po ashtu, Geci premton se nuk do të paraqitet në asnjë kërkesë të gjykatave në cilësinë e dëshmitarit, përderisa kryeministri nuk paraqitet.

“Është shembull i keq në Republikën e Kosovës kur kryeministri nuk paraqitet dëshmitar kur thirret në Prokurori. Është shembull i keq sepse mund ta ndjekin qytetarët. Prej sot, kurdo që më thërrasin mua si dëshmitar, në çfarëdo gjykate do ta refuzoj derisa kryeministri i Republikës së Kosovës të paraqitet, ai është shembull për mua”, tha Geci.

 

The post Si ndodhi përplasja në QNR? Flet Gani Geci (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news