Sigal Prishtina përballë Bashkimit, ndeshja që mbyll xhiron e 25-të në ProCredit Superligë

Një ndeshje me shumë rëndësi për të dy skuadrat luhet sot në kryeqytet në kuadër të Superligës së Basketbollit Kosovar, për ta mbyllur xhiron e 25-të.

Skuadra e Sigal Prishtinës pret Bashkimin, me synim fitoren për t’u larguar nga vendi i 7-të dhe për të bërë një hap tutje drejtë Playoffit.

Në anën tjetër, Bashkimi kërkon që me fitore të distancohet nga Bora që është në vendin e 3-të dhe të siguroj direkt kualifikimin për në gjysmëfinale.

Sigal Prishtina për momentin ka 9 fitore e 15 humbje dhe gjendet në vendin e 7-të të renditjes, derisa Bashkimi ka 16 fitore e 8 humbje dhe është e mobilizuar në vendin e 2-të./Klankosova.tv

Latest news
Related news