Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vlerësuar Kosovën si një partner të rëndësishëm të Aleancës, duke theksuar se situata e sigurisë në vend ka shënuar përmirësim gjatë viteve të fundit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth perspektivës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjes për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rutte tha se ekzistojnë disa sfida politike për shkak të faktit se jo të gjitha shtetet anëtare të NATO-s e njohin pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, ai nënvizoi se prioritet mbetet ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë në vend përmes misionit të KFOR-it.
“Kosova është një partner i rëndësishëm, por ekziston ndërlikimi që disa vende nuk e njohin Kosovën. Për momentin, gjëja më e rëndësishme është të sigurohemi që KFOR-i të mbetet sa më i fortë”, deklaroi Rutte.
Sipas tij, vlerësimet e NATO-s tregojnë se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, çka ka ndikuar edhe në vendimin për rikthimin gradual të KFOR-it në nivelet e trupave që kishte para vitit 2023.
Rutte bëri të ditur se aktualisht në Kosovë ndodhen rreth 4,700 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa në periudhën e ardhshme prania e forcave ndërkombëtare pritet të mbetet e konsiderueshme, me rreth 3,000 deri në 3,500 trupa, në përputhje me zhvillimet në terren dhe mandatin ekzistues të misionit.
Deklaratat e kreut të NATO-s vijnë në një kohë kur çështjet e sigurisë dhe integrimit euroatlantik vazhdojnë të jenë ndër temat kryesore në agjendën politike të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



