“Sikur kishim ikur në planet tjetër” – Kiara Tito rrëfen ndjesitë pas daljes dhe takimin e parë me Luizin jashtë shtëpisë

Edhe pse ka përfunduar aventurën e saj në Big Brother VIP Albania që dy vite, po vazhdon akoma të jetë in.

Bëhet fjalë për moderatoren Kiara Tito dhe për raportin që krijoi me fituesin e atij edicioni, këngëtarin Luiz Ejlli.

Një ndjekës e ka pyetur për takimin e parë që ka pasur me artistin shkodran pas BBVA.

Foto: Screenshot/Instagram

“Cila ishte ndjesia jote e parë kur pe Luizin për herë të parë jashtë shtëpisë së BBVA?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Ka qenë e çuditshme pasi më dukej sikur kishim ikur në planet tjetër dhe duhet të përshtateshim në këtë planetin e ri”, u shpreh ajo.


Kiara Tito zbulon se së bashku me Luiz Ejllin po realizojnë një film

Lexo po ashtu
Kiara Tito zbulon se së bashku me Luiz Ejllin po realizojnë një film

Tutje tha: “Ndjesia e kamerave dhe mikrofonave na ka ikur pak vonë”.

Ata tani janë prindër të një vajze që ka mbushur një vit në muajin prill, Luna Mari. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

The post “Sikur kishim ikur në planet tjetër” – Kiara Tito rrëfen ndjesitë pas daljes dhe takimin e parë me Luizin jashtë shtëpisë appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news