“S’ka çka të negociohet”, Daka: Klima politike mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se në Kosovë po krijohet një klimë që po çon drejt zgjedhjeve të reja, për shkak të mungesës së gatishmërisë mes partive politike për të arritur një koalicion qeverisës.

Sipas saj, situata aktuale po e vështirëson formimin e institucioneve dhe nuk po shihet vullnet për kompromis politik.

Ajo theksoi se mungesa e marrëveshjeve politike po e shtyn vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

“Ka klimë e cila po pregatitet për zgjedhjje, sepse nuk ka gatitshmëri mes partive politike që të arrijnë një koalcion që kish me shpëtu Kosovën nga zgjedhjet, sepse secili opo i bën ato kalkuimet”, tha Daka.

Derisa nënvizoi se nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti e bën qeverinë para se të hapë negociatat për presidentin, sipas saj, shkojmë në zgjedhje.

“Nëse Kurti e bën qeverinë para se të hap negociatat për presidentin shkojmë në zgjedhje sepse nuk ka çfarë të negociohet. Ai i vë para një akti të kryer paritë politike, o e zgjedhni atë që dua unë, o shkojmë në zgjedhje”, tha ish-kyretarja e KQZ-së, Valdete Daka. /Klankosova.tv

Latest news
Related news