Një person i burgosur ka vdekur sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës, kanë njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, i burgosuri me inicialet K.N. është gjetur në gjendje të rëndë në Pavijonin D, ku janë të vendosur personat me nevoja të veçanta.
Menjëherë pas evidentimit të rastit, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë ofruar ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë nisur procedurat hetimore dhe administrative për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



