Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit

Edhe pse një incident i rëndë dhune ndodhi gjatë natës gjysmëfinale të Big Brother VIP Albania 4, duket se pasojat për Jozefin Markun – të njohur si Jozi – nuk kanë qenë vetëm negative.

Përkundrazi, në rrjetin social Instagram, ai po përjeton një rritje të konsiderueshme të ndjekësve.

Para incidentit, Jozi kishte 56,500 ndjekës, ndërsa sot profili i tij numëron 65,000 ndjekës.

Numri i ndjekësve në llogarinë e Jozit para gjysmëfinales (Foto: Instagram)

Kjo do të thotë se ai ka fituar 8,500 ndjekës më shumë brenda një periudhe shumë të shkurtër dhe përkundër një momenti që tronditi publikun dhe vetë produksionin.


Të gjithëve u bënë përshtypje reagimi i beftë i Rozana Radit në momentin kur Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi dhe ra në tokë

Lexo po ashtu
Të gjithëve u bënë përshtypje reagimi i beftë i Rozana Radit në momentin kur Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi dhe ra në tokë

Kjo rritje ka ngjallur reagime të përziera. Komentet negative nuk kanë munguar – ndjekës që dënojnë aktin e dhunës dhe që kërkojnë që figura të tilla të mos marrin më hapësirë në ekran.

Numri i ndjekësve në llogarinë e Jozit pas skandalit në gjysmëfinale gjysmëfinales (Foto: Instagram)

Por, në të njëjtën kohë, ka edhe një realitet tjetër që pasqyrohet: ai i shifrave në Instagram, që flasin për një interes të rritur ndaj personazhit të përfolur.


"I tmerrshëm jam - nuk ka pasur faj i ngrati qysh ia kam çelur derën", regjia ia tërheq vërejtjen Gjestit kur ai flet me Eglin për sulmin e Jozit

Lexo po ashtu
"I tmerrshëm jam – nuk ka pasur faj i ngrati qysh ia kam çelur derën", regjia ia tërheq vërejtjen Gjestit kur ai flet me Eglin për sulmin e Jozit

Në raste të tilla, lind natyrshëm pyetja që shpesh përmendet në botën e spektaklit dhe rrjeteve sociale: Ishte skandal apo marketing i paqëllimshëm?

Sado e papranueshme të jetë një sjellje e tillë, duket se vëmendja mediatike që e shoqëroi incidentin i ka kthyer një formë “fitimi” virtual Jozit – një fenomen që ngre shqetësime për mënyrën si audienca e sotme konsumon dhe shpërblen përmbajtjen, pavarësisht nga morali ose ndikimi social. /Telegrafi/

The post Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news