Sonte do të kompletohen skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve

Përderisa sfida ndërmjet Qarabag vs Ferencvaros është duke u zhvilluar, 3 ndeshje të tjera interesante do të zhvillohen sonte me fillim prej orës 21:00.

Pas barazimit pa gola në Stamboll, Benfica ka avantazhin e vendasit ndaj Fenerbahces në një duel që pritet të jetë i zjarrtë.

Club Brugge në anën tjetër pas fitores 3-1 në udhëtim në Glasgow, thjeshtë i duhet ta menaxhojë ndeshjen në shtëpi ndaj Rangers, të cilët shpresojnë në një mrekulli për kualifikim.

Ndërsa gjithçka është e hapur në sfidën Copenhagen vs Basel, pasi këto dy skuadra barazuan në Zvicër me rezultatin 1-1.

Kujtojmë që këto ndeshje transmetohen në kanalet Sport në platformën Artmotion.

The post Sonte do të kompletohen skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news