Sonte ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Vushtrrisë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në gypin kryesor furnizues në Vushtrri, janë duke u kryer punime.

Si shkak i kësaj, KRU “Mitrovica” thotë se Qyqavica, Doberlluku, Smrekonica, Pantina, Akrashtica dhe një pjesë e qytetit të Vushtrrisë do të mbesin pa ujë, transmeton Klankosova.tv.

“Për shkak të punimeve në gypin kryesor furnizues 700mm, furnizimi me ujë të pijes do të ndërpritet përkohësisht në këto zona: Qyqavicë, Doberllukë, Smrekonicë, Pantinë, Akrashticë, si dhe në një pjesë të qytetit të Vushtrrisë. Ndërprerja do të fillojë sonte nga ora 22:00 dhe pritet të zgjasë deri të hënën, kur do të rikthehet furnizimi me ujë”, thuhet në njoftim.

The post Sonte ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Vushtrrisë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news