Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit

Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti vdiq dje në moshën 89-vjeçare.

Regjisorit shqiptar, sot do t’i jepet lamtumira e fundit, ndërsa homazhet do të zhvillohen në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00, në Tiranë, transmeton Klankosova.tv.

Lajmin e hidhur për vdekjen e regjisorit, e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.

The post Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news