Freiburg dhe Aston Villa përballen sot në finalen e Europa League aty ku do të mësohet fituesi i edicionit 2025/26 i këtij kompeticioni.
Klubi gjerman këkon fitoren dhe kualifikimin në Champions League për edicionin e radhës, meqë në Bundesliga ka përfunduar sezonin në vendin e 7-të, raporton KlanKosova.tv.
Në anën tjetër, Aston Villa e cila ka arritur kualifikimin në Champions League për vitin e ardhshëm, kërkon trofeun europian nën drejtimin e Unai Emery i cili ka arritur që këtë kupë ta ngre 4 herë, 3 herë me Sevillan dhe 1 me Villarrealin.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:00./KlanKosova.tv.




