Spalletti, shumë afër Juventusit

Luciano Spalletti është gati të bëhet trajneri i ri i Juventusit.

Pas diskutimeve të së martës me drejtorin e përgjithshëm Damien Comolli dhe drejtuesit  Bianconerë, ish-trajneri i kombëtares italiane është zgjedhur për të drejtuar ekipin pas shkarkimit të Igor Tudor.

Edhe pse u morën në konsideratë edhe opsione të tjera, si Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino, kandidatura e trajnerit toskan u prit me konsensus nga të gjithë drejtuesit, madje duke marrë dritën jeshile nga pronarët e klubit, shkruan Klankosova.tv.

Mendimi i Giorgio Chiellinit pati një ndikim të veçantë në vendim.

Marrëveshja midis palëve bazohej në një kontratë deri në qershor 2026, me një rinovim automatik nëse klubi kualifikohet për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, dhe një pagë prej 3 milionë eurosh neto në vit.

The post Spalletti, shumë afër Juventusit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news