Statistika e tmerrshme e Amorim, më shumë ndeshje sesa pikë te Manchester United

Ruben Amorim u emërua trajner i Manchester United në nëntorin e vitit 2024. Ardhja e tij u prit me mjaft entuziazëm te “Djajtë e Kuq”, pas punës së mirë të bërë te Sportingu i Lisbonës skuadër më të cilën fitoi dy herë Superligën e Portugalisë.

Megjithatë 10 muaj nga zyrtarizimi si trajner i United, Amorim ka dështuar të përmbush pritshmëritë, transmeton klankosova.tv.

Në Premier Ligë, Amorim e ka drejtuar Manchester Unitedin në 29 ndeshje ku ka arritur vetëm 28 pikë. Nëse shikojmë bilancin e plotë të trajnerit portugez në të gjitha garat ka 44 ndeshje si trajner i klubit anglez me 16 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje.

Përqindja e ndeshjeve të fituara është 36.36%.

Ruben Amorim sezonin e kaluar në PL e mbylli në vendin e 16-të, teksa humbi edhe finalen e Europa League kundër Tottenhamit.

Edhe sezoni i ri në kampionat ka nisur keq për United, të cilët u mposhtën në Old Trafford ndaj Arsenalit si dhe barazuan në fushën e Fulhamit të dielën e kaluar.

The post Statistika e tmerrshme e Amorim, më shumë ndeshje sesa pikë te Manchester United appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news