Streetball-i rikthen energjinë sportive në veri të Mitrovicës (VIDEO)

Mbrëmë, qyteti i Mitrovicës u shndërrua në epiqendrën e aktiviteteve sportive, duke organizuar për herë të parë që nga paslufta një ndeshje streetball-i në pjesën veriore të qytetit.

Nën organizimin e komunës së Mitrovicës, në bashkëpunim me basketbollistin Drilon Hajrizi dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), turneu mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish dhe qytetarësh, duke krijuar një atmosferë festive dhe frymë bashkëpunimi, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Skuadrat garuan mes vete në një format të hapur turneu, duke sjellë emocione dhe lojë të nivelit cilësor, ndërsa qytetarët patën mundësinë të shijojnë një aktivitet sportiv që prej kohësh mungonte në këtë pjesë të vendit.

The post Streetball-i rikthen energjinë sportive në veri të Mitrovicës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news