Suhareka e mposhti Malishevën 2-1, duke bërë një hap përpara për mbijetesë në Superligë.
Eneid Kodra dhe Mevlan Zeka shënuan golat për “të verdhët”, teksa realizimi i Drilon Hazrollajt krejt në fund të takimit, nuk ndihmoi dot “Tornadon” të dali me pikë nga stadiumi i qytetit në Suharekë.
Suharekasit kanë grumbulluar 32 pikë, aq sa kanë edhe tri ekipe tjera të kampionatit elitar të Kosovës, Prishtina, Ferizaj dhe Dukagjini, raporton Klankosova.tv.
The post Suhareka bën hap të madh ‘mbijetese’, fiton 2-0 ndaj Malishevës appeared first on Klan Kosova.

