Sulm me thikë në Ferizaj, dy persona dërgohen në emergjencë – i dyshuari në arratiSinjali

Dy persona janë sulmuar me thikë mëngjesin e sotëm në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Veseli.

Sipas tij, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa njësitë policore janë angazhuar në kërkimin e tij.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Për informacione shtesë, opinioni publik do të njoftohet përmes raportit vijues”, ka thënë Veseli.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news