Sulmon policët dhe gëlltit kokainën për ta fshehur – Arrestohet 31-vjeçari në GjakovëSinjali

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një incident i pazakontë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një i dyshuar për posedim narkotikësh ka sulmuar zyrtarët policorë dhe ka tentuar të zhdukë provat duke gëlltitur kokainën, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të datës 29 maj, në rrugën “Skënderbeu”, ku patrulla e trafikut rajonal kishte ndaluar një veturë të tipit Golf 7, ngjyrë e kuqe, që drejtohej nga një 32-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik, në xhepin e të dyshuarit është gjetur një qese najloni me substancë të bardhë, e dyshuar të jetë kokainë, e cila ishte vendosur mbi tavanin e veturës për të dokumentuar si provë. Në atë moment, i dyshuari ka shtyrë dhe gërvishtur zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime në duar, dhe në kaos e sipër, ka marrë qesen dhe e ka gëlltitur.

Kontrolli i mëtejshëm i veturës ka zbuluar edhe një mulli për bluarje, me gjurmë të substancës marihuanë, si dhe disa letra mbështjellëse që përdoren për konsumim të lëndëve narkotike.

Të dy zyrtarët policorë kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar menjëherë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është cilësuar si: “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”.

Të gjitha substancat e sekuestruara do të dërgohen për analizë, ndërsa hetimet janë në vijim.

Sinjali do t’ju informojë për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news