Sulmuesi i Interit mbetet i bllokuar në Iran pas sulmeve ajrore izraelite

Raportohet se sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi ka mbetur i bllokuar në Tehran, pasi fluturimet nga të gjitha aeroportet iraniane janë pezulluar pas konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, transmeton Klankosova.tv, Taremi mbeti në Iran ndërsa skuadra e Interit ka mbërritur në Los Angeles për të nisur përgatitjet për Kupën e Botës për Klube.

Reprezentuesi iranian nuk do të jetë në gjendje të largohet nga Irani derisa të hiqet kufizimi i fluturimeve.

Mehdi Taremi në stërvitjen parasezonale me Interin.
Mehdi Taremi në stërvitjen parasezonale me Interin.

Ndryshe, Interi do të jetë në aksion për herë të parë nën drejtimin e trajnerit të ri Cristian Chivu kundër Monterrey në orën 02:00 BST të mërkurën, më 18 qershor (ora 18:00 më 17 qershor, sipas orës lokale në  Europë). /Klankosova.tv

The post Sulmuesi i Interit mbetet i bllokuar në Iran pas sulmeve ajrore izraelite appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news