Super Leao me dy gola, mposhti Fiorentinën, Milan lider i ri në Serie A

Në ndeshjen e fundit për këtë vikend të javës së 7-të të Serie A, Milani është rikthyer nga disavantazh për ta mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-1, duke u zhvendosur në vendin e parë vetëm përpara treshes Inter, Napoli dhe Roma.

Pas një pjese të parë me ritëm të ngadaltë dhe pa ngjarje, loja mori hov në pjesën e dytë, ku në minutën e 56-të, Fiorentina e ktheu barazimin.

Ranieri e ktheu topin me kokë, por Maignan doli dobët dhe e dërgoi në barkun e Gabbias, duke i lënë Gosens të shënonte me lehtësi në portën e zbrazët.

Gëzimi i toskanëve zgjati vetëm shtatë minuta, derisa Leao e befasoi De Gean me një gjuajtje me të djathtën në këndin e poshtëm të majtë, një supergol.

Allegri e aktivizoi Gimenezin dhe meksikani fitoi një penallti të pastër, të cilën portugezi e shndërroi në gol, duke e goditur portierin spanjoll me këmbë të gabuar.

The post Super Leao me dy gola, mposhti Fiorentinën, Milan lider i ri në Serie A appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news