Gjykata Supreme ka vendosur të shpall të paligjshme dhe të shfuqizojë nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Me aprovimin e kërkesë padisë së “Stonecastle” kundër ministrisë, u mor ky vendim lidhur me nenet e caktuara të udhëzimit të 19 marsit 2025.
Gjykata ka konstatuar se në mungesë të ndonjë analize të qartë, të argumentuar dhe të dokumentuar nga ana e ministrisë, që do të justifikonte trajtimin e diferencuar të subvencionimit, përshkallëzimi i tillë rezulton në një trajtim selektiv dhe për pasojë diskriminues ndaj paditësit, në kundërshtim me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit në trajtimin e subjekteve të së njëjtës kategori, raporton Klankosova.tv
The post Supremja i shpall të paligjshme dhe shfuqizon nëntë nene të Udhëzimit Administrativ të ministrisë së Pecit appeared first on Klan Kosova.




