Tanket me gjemba që po transformojnë mbrojtjen në Ukrainë

Disa fotografi të publikuara nga një punishte në rajonin ukrainas të Zaporizhjas, tani kryesisht nën kontrollin e ushtrisë ruse, ofrojnë më shumë hollësi për tanket me gjemba, si dhe transformimin e mbrojtjes kundër dronëve në Ukrainë.

Një mekanik vendos kunja kundër dronëve në një tanke ruse në Zaporizhja.
Një mekanik vendos kunja kundër dronëve në një tanke ruse në Zaporizhja.

Fotografitë, të publikuara më 22 janar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, shpërfaqin sasi të mëdha kabllosh çeliku të prera, të cilat mekanikët rusë i inkuadrojnë në tanket ruse.

Një tanke e blinduar ruse e veshur me armaturë në territorin e kontrolluar nga Rusia në rajonin ukrainas të Zaporizhjas.
Një tanke e blinduar ruse e veshur me armaturë në territorin e kontrolluar nga Rusia në rajonin ukrainas të Zaporizhjas.

Yevhen, operator i dronëve ukrainas, i cili ndodhet aktualisht në rajonin e Donbasit dhe e përdor nofkën “Krym”, shpjegoi përmes një mesazh zanor të nisur më 26 janar se pjesët e mprehta të armaturës mund t’i devijojnë dronët që godasin mjetin dhe i kthejnë në një drejtim tjetër në momentin e përplasjes.

Obus, që duket se është vetëlëvizës, në punishte.
Obus, që duket se është vetëlëvizës, në punishte.

“Kur një dron synon tanken, ka shumë mundësi të mos e arrijë objektivin”, tregoi Yevhen. Sipas tij, sulmi është më efektiv kur e godet armaturën direkt, dhe jo nga këndi.

Pamje nga lart e pajisjes së blinduar.
Pamje nga lart e pajisjes së blinduar.

Për më tepër, Yevhen, i cili ka luftuar në anën e Ukrainës që nga viti 2022, tregon se kur një dron godet armaturën në majë, gjithçka shpërthen “në një distancë [nga trupi i tankes], prandaj ngarkesa e formësuar e humbë efektin”.

Një mekanik duke prerë shirita metalikë brenda punishtes në Zaporizhja.
Një mekanik duke prerë shirita metalikë brenda punishtes në Zaporizhja.

Ekzistojnë edhe versione të tjera të armaturave që i bëjnë tanket të duken nga jashtë si iriqë. Njëri model sikurse ky në fotografinë më poshtë, u kap nga Brigada e 92-të Sulmuese e Ukrainës në janar.

Tanku rus i kapur nga forcat ukrainase.
Tanku rus i kapur nga forcat ukrainase.

Yevhen thotë tanket e dendura me armaturë “kanë detyrë të dyfishtë: mbrojnë pajisjen nga goditjet e dronëve FPV dhe sigurojnë kamuflazh të shkëlqyer” nga pilotët e dronëve zbulues që gjurmojnë forma të krijuara nga dora e njeriut.

Tanke e dendur me armaturë në rajonin e Donjeckut në Ukrainë në nëntor të vitit 2025.
Tanke e dendur me armaturë në rajonin e Donjeckut në Ukrainë në nëntor të vitit 2025.

Por, thuhet se dendësia e madhe i ka të metat e veta, pasi e bën tanken shumë të rëndë. Një ushtar rus i tha një gazetari se një tanke e tillë “nuk ia doli t’i kalonte as 10 kilometra para se një nga [komponentët e sistemit të transmisionit] të dështonte”.

Një automjet i blinduar, i pajisur me rrjetë dhe armaturë shtesë në punishten në Zaporizhja.
Një automjet i blinduar, i pajisur me rrjetë dhe armaturë shtesë në punishten në Zaporizhja.

Fotografitë e janarit në punishte tregojnë automjete të pajisura me armaturë, që është më pak e dendur sesa versionet e mëparshme.

Një tanke e pajisur me armaturë dhe zinxhirë shtesë, e projektuar për të kapur dronë FPV.
Një tanke e pajisur me armaturë dhe zinxhirë shtesë, e projektuar për të kapur dronë FPV.

Tanket e mbuluara me armaturë janë të pranishme në të dyja anët e konfliktit në Ukrainë.

Latest news
Related news