Të akuzuarit për vrasjen e Muhamet Likës deklarohen të pafajshëm – Prokuroria: Provat dëshmojnë të kundërtënSinjali

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj gjashtë personave të akuzuar për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.

Të akuzuarit, njësoj si në seancën fillestare, janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u ngarkohen.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, prokurori Ismet Rrahmani ka deklaruar se provat materiale dhe video-incizimet e siguruara gjatë hetimeve, sipas Prokurorisë, dëshmojnë se vrasja ishte e planifikuar dhe se të akuzuarit kanë ndihmuar në realizimin e saj.

Sipas prokurorit, Muhamet Lika më 1 prill 2025, pas përfundimit të detyrës në Kaçanik, ishte nisur drejt banesës së tij, por nuk kishte arritur atje pasi dyshohet se ishte privuar nga jeta me armë zjarri.

Prokuroria pretendon se i mituri Rejhan Bela ishte autori i drejtpërdrejtë i vrasjes, ndërsa pesë të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje duke ofruar ndihmë para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës.

Në këtë rast po gjykohen Rejhan Bela, Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë me administrimin e provave dhe dëgjimin e palëve të përfshira.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news