Një fenomen shqetësues për qytetarët e Kosovës janë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, të cilat po shkaktojnë ankth dhe pasiguri, veçanërisht kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Përveç rasteve në shtëpi, shqetësim mbetet fakti i vjedhjeve edhe në institucionet arsimore. Kështu ka ndodhur sot në Ferizaj, ku dy institucione shkollore u bënë cak i hajnave, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, dy të mitur të maskuar kanë tentuar të vjedhin në dy institucione shkollore në të njëjtën natë, duke shkaktuar pasiguri dhe ankth. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është ende në arrati.
Burimet e Gazetës Sinjali konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2025, rreth orës 02:50. Dy të miturit, E.T., rreth 16-vjeçar dhe B.R., rreth 13 vjeç, kanë hyrë fillimisht në shkollën teknike të qytetit, duke depërtuar përmes një dritareje gjysmë të hapur. Pasi nuk kanë gjetur asgjë me vlerë, ata janë larguar dhe janë nisur për në shkollën “Tefik Çanga”.
Në shkollën e dytë, ata kanë hapur me forcë një dritare, kanë hyrë brenda dhe kanë tentuar të depërtojnë në zyrën e drejtorit përmes një mjeti të fortë (teslicë), por pa sukses. Më pas, kanë kaluar tek kantina e shkollës, ku kanë arritur të hapin derën – moment kur është aktivizuar alarmi i sigurisë.
Të panikosur, të miturit janë larguar me shpejtësi, por në afërsi të “Tregut të gjelbër”, një nga ta – E.T. – është pikasur nga sigurimi privat “Skifterat”, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë. Ai është arrestuar në vend, ndërsa shoku i tij ka arritur të arratiset në drejtim të panjohur.
Sipas burimeve të Sinjalit, me urdhër të Prokurorit për të Mitur, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa E.T. është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Rasti po trajtohet me kujdes nga Policia, për shkak të moshës së ulët të të dyshuarve dhe planifikimit të qartë të veprës. Autoritetet janë në kërkim të personit të dytë dhe pritet që ndaj tij të ndërmerren po ashtu masat e nevojshme ligjore.
Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e mëtejshme dhe ndëshkimin e përgjegjësve për këtë rast që ka tronditur komunitetin arsimor të Ferizajt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



