Të njohur për parashikimet e Kupës së Botës por ia “huqin” me to, flasin vëllezërit viral (VIDEO)

Vëllezërit e njohur Arsim dhe Sead Llazani kanë komentuar zhvillimet e fundit në Kupën e Botës, duke folur për eliminimet befasuese të disa prej kombëtareve favorite, përfshirë Portugalinë dhe Brazilin.

Të njohur për parashikimet e tyre gjatë ndeshjeve të mëdha, vëllezërit Llazani kanë ndarë opinionet e tyre në emisionin “Ora Shtatë”, ku diskutuan edhe fundin e rrugëtimit të Cristiano Ronaldos në Botëror, transmeton Klankosova.tv.

Arsimi tha se eliminimi i Portugalisë dhe humbja e mundësisë së Ronaldos për të fituar trofeun më të madh me kombëtaren ishte një moment emocional për të.

“Mu ka dhimtë Ronaldo, më shumë sesa mu kish dhimtë Messi, edhe pse jam fans i Messit”, u shpreh Arsimi.

Vëllezërit gjithashtu folën për largimin e Brazilit nga gara, ndërsa analizuan paraqitjet e skuadrave të mëdha dhe pritshmëritë e tifozëve gjatë Botërorit.

Latest news
Related news