Pejani sulmohet fizikisht nga njerka pas një mosmarrëveshjeje

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 7 korrikut në Pejë.

Sipas informacioneve të policisë, një burrë ka raportuar në polici se, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga njerka e tij, transmeton Klankosova.tv.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ajo është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Latest news
Related news