Apeli ia zbut dënimin serbit që hodhi granatë dore në zyrën e KKZ-së në veri të vendit (VIDEO)

Gjykata e Apelit ia ka zbutur dënimin shtetasit serb, i cili u dënua për sulm ndaj zyrave të KKZ-së veri të Mitrovicës.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku kujtoi se sulmi kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022, në kohën kur zyrtarët e KKZ-së po ndërronin çelësat dhe pjesën hyrëse të dyerve, transmeton Klankosova.tv.

“Meqë po përgatiteshim për zgjedhjet në prill të vitit 2023, zyrtarët e KKZ-së po i funksionalizonin këto zyre në mënyrë që gjithçka të shkonte sipas procesit, duke kujtuar se në atë kohë Lista Serbe kishte bojkotuar zgjedhjet”, tha Boshnjaku.

Gazetari rikujtoi se i dënuari kishte hedhur granatë dore drejt objektit.

Latest news
Related news