Zjarri përfshin Porto Palermon në Himarë

Zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë, duke vënë në lëvizje strukturat e emergjencës.

Siç raporton Abcnews.al, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat punuan për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth, transmeton Klankosova.tv.

Deri në këto momente, nuk janë raportuar persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Latest news
Related news