Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet këtë të mërkurë për të zhvilluar mbledhjen e radhës.
Sipas agjendës së publikuar, mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe pika kryesore e rendit të ditës do të jetë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 7 qershor.
Kujtojmë se më 27 qershor, KQZ bëri publike rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor.
Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje u rendit forca e parë politike me 47.13 për qind të votave. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 19.44 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69 për qind.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi 6.74 për qind të votave, duke fituar shtatë mandate në Kuvend, ndërsa Lista Serbe mori mbështetjen e 5.40 për qind të votuesve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



