Të paktën 10 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë të lartë në Lagos

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar pasi shpërtheu një zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Lagos, kryeqendrën tregtare të Nigerisë.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale të treguan njerëz që hidhnin veten nga kati i tretë dhe i katërt i godinës shtatëkatëshe Afriland Towers, në momentin kur filloi zjarri, njofton BBC.

Viktimat ishin punëtorë komercialë të cilët mbetën të bllokuar brenda ndërtesës, e cila shfrytëzohet nga kompani dhe organizata të shumta në qytet.

Shumica e të mbijetuarve pësuan djegie dhe fraktura gjatë tentativave për t’u shpëtuar, ndërsa disa u përballën me probleme në frymëmarrje për shkak të thithjes së tymit. Autoritetet njoftuan se përhapja e shpejtë e tymit dhe mungesa e udhëzimeve të qarta për evakuim çuan në panik, duke i detyruar shumë persona të thyjnë dritaret dhe të hidhen, gjë që shkaktoi trauma të rënda.

Latest news
Related news