Teksti i marrëveshjes do të publikohet ‘më së voni’ të premten, thotë Vance

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance i ka thënë CBS News, se teksti i marrëveshjes SHBA-Iran do të publikohet ‘më së voni’ të premten.

Ai thotë se negociatorët e Katarit dhe Pakistanit i kanë kërkuar SHBA-së të shtyjë publikimin e tekstit të plotë ‘për pak kohë’.

“Ne në fakt po përpiqemi t’i shtyjmë ata ta publikojnë atë sot, sepse duam t’u tregojmë popullit amerikan se çfarë përmban kjo marrëveshje”, thotë Vance, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur në lidhje me raportet se marrëveshja përfshin një fond rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh për Iranin, zëvendëspresidenti thotë se “asgjë nga këto gjëra nuk do të rrjedhë në Iran nëse Irani nuk ndryshon rrënjësisht mënyrën se si sillet me botën”.

Latest news
Related news