Aksioni i përbashkët i Policisë dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës ka rezultuar me kapjen në flagrancë të një personi që dyshohet se po priste ilegalisht dru në një pyll shtetëror në veri të vendit.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se autoritetet kishin pranuar informacion se persona të panjohur po kryenin prerje të paligjshme të drunjve në zonën e Mokra Gorës, në komunën e Zubin Potokut.
Pas daljes në terren, njësitë policore dhe zyrtarët e APK-së kanë hasur një person të dyshuar duke prerë dru, ndërsa pranë tij ndodhej edhe një traktor me rimorkio.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Orhan Demirajn, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar traktori me rimorkio dhe dy motor-sharra, të cilat dyshohet se përdoreshin për prerjen e drunjve.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.
Shkoi në pyll me traktor e motor-sharra, por u kthye nën shoqërimin e Policisë. Aksioni në Mokra Gorë përfundoi me arrestim dhe sekuestrim të mjeteve të punës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



