Futbolli francez në zi: Trajneri Eric Roy humb betejën me kancerin

Pavarësisht betejës së gjatë me kancerin, Eric Roy vazhdoi të ishte i përkushtuar ndaj futbollit deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Trajneri francez ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner.

Roy ishte në krye të skuadrës së Brestit deri në vdekjen e tij, ndërsa arritja më e madhe në periudhën e fundit ishte sigurimi i një kualifikimi historik të klubit në Ligën e Kampionëve.

Përveç suksesit si trajner, ai gëzoi edhe një karrierë të gjatë si futbollist profesionist, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë viteve të tij në fushën e lojës, Roy veshi fanellat e disa klubeve të njohura evropiane, përfshirë Nice, Lyon, Marseille, Sunderland, Troyes dhe Rayo Vallecano.

Largimi i tij nga jeta përbën një humbje të madhe për futbollin francez, ndërsa kontributi dhe pasioni që tregoi për sportin do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Latest news
Related news