Duke filluar nga sot, temperaturat në Kosovë do të bien, duke sjellë një mot më të ftohtë.
Reshjet e borës do të jenë të dobëta, ndërsa dita e martë do të karakterizohet nga vranësira të shpërndara, njofton Klankosova.tv.
Të mërkurën pritet një ulje më e ndjeshme e temperaturave, ndërsa të enjten ato do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, me maksimale që do të shënojnë deri në -5°C.
E premtja pritet të sjellë kushte të ngjashme atmosferike.
Gjatë javës nuk parashikohen reshje të mëdha, por temperaturat e ulëta do të jenë dominante, sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
The post Temperaturat në rënie: Java pritet të jetë e ftohtë, por pa reshje të mëdha (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



