Tentim-grabitja në Prishtinë, policia jep detaje

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në një institucion mikrofinanciar.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin.

The post Tentim-grabitja në Prishtinë, policia jep detaje appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news