Një konflikt i rëndë familjar në Podujevë ka përfunduar me ndërhyrjen e njësive speciale të Policisë, pasi një 63-vjeçar dyshohet se sulmoi djalin e tij me shkop, tentoi ta godiste me thikë dhe më pas kërcënoi se do të hidhej nga çatia e shtëpisë për t’i shmangur arrestimit, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Enver Kunushefci, 63 vjeçar ndërsa viktimë B.K. 33 vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka nisur mëngjesin e 18 korrikut, rreth orës 08:00, në fshatin Llugë të Podujevës, pas një konflikti mes babait dhe djalit.
Dyshohet se pas një fjalosjeje, Enver Kunushefci e ka goditur të birin disa herë me shkop druri, duke i shkaktuar lëndime trupore. Më pas, sipas deklarimit të viktimës, ai ka tentuar ta sulmojë edhe me thikë, por ndërhyrja e nënës ka bërë të mundur që 33-vjeçari të largohej dhe t’i shpëtonte sulmit.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas ka dhënë deklaratë në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.
Pas denoncimit, njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, por ai është mbyllur brenda dhe më pas ka dalë në terasën e katit të dytë, nga ku u ka bërtitur zyrtarëve policorë se, nëse i afroheshin, do të hidhej nga lart.
Në vendin e ngjarjes janë angazhuar hetuesit policorë, komandanti i stacionit, ekipi i Emergjencës dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.
Pas disa orësh negociata dhe ndërhyrjeje policore, rreth orës 23:50, i dyshuari është arrestuar në çatinë e shtëpisë. Atij fillimisht iu ofrua ndihma mjekësore, e më pas u intervistua në prani të avokatit mbrojtës.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar një thikë dhe një sopatë, të cilat do të përdoren si prova në procedurën penale.
Me urdhër të Prokurores kujdestare, Enver Kunushefci është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



