Tentoi t’u ikte policëve sapo e kuptoi se kërkohej nga Gjykata, arrestohet 28-vjeçari në PrishtinëSinjali

Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, pasi tentoi t’u shmangej zyrtarëve policorë sapo u identifikua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest aktiv, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 23:30, njësia policore ka hasur në Astrit Tallën, 29 vjeçar, ndaj të cilit ishte në fuqi një urdhërarrest.

Sipas Policisë, pasi zyrtarët i janë prezantuar, ai ka tentuar të largohej në drejtim të banesës së tij në rrugën “Ernest Hemingway”, por është ndaluar dhe arrestuar nga policët.

Pas shoqërimit në Stacionin Policor “Qendra”, është kontaktuar kryetari i trupit gjykues, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në ndalim deri më sot, më 4 korrik, në orën 10:00, kur pritej të dërgohet në seancë gjyqësore.

Astrit Talla është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa procedurat ndaj tij do të vazhdojnë sipas urdhëresës së Gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news