Termocentralet e vjetra: Propozohet dalje kah energjia e gjelbër (VIDEO)

Termocentralet me qymyr “Kosova A” dhe “Kosova B”, që funksionojnë prej rreth 60 vitesh, po përballen me kritika të vazhdueshme për ndotjen e ajrit, e cila raportohet të jetë 6.6 herë mbi nivelin e lejuar.

Kjo konstatohet në raportin e rrjetit më të madh të organizatave mjedisore, Bankwatch, i cili kërkon largim gradual nga përdorimi i thëngjillit, raporton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasojat e përdorimit të linjitit shkaktojnë rreth 1,115 vdekje në vit në Kosovë.

Detajet i gjeni në kronikë më poshtë:

Latest news
Related news