Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka thënë se Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit i cili këtë komunë e fitoi përmes Iniciativës për Drenasin Kampion, mund të kthehet në PDK.
Ajo tha se nëse në krye të PDK-së vjen dikush që është i afërt me Lladrovcin, ky i fundit gjasat i ka të mëdha të kthehet në parti.
“Gjasat janë të ndodhë kjo, dhe pastaj të bëhen tri partitë e mëdha në vend me nga shtatë komuna”, u shpreh Tërshani në Rubikon të Klan Kosova.
The post Tërshani: Gjasat që Lladrovci të rikthehet në PDK janë të mëdha (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



