Top sulmuesi i Superligës karrierën do ta vazhdojë në Rumani

Top sulmuesi i Superligës së Kosovës në futboll, Mevlan Zeka, karrierën e tij do ta vazhdojë në futbollin rumun.

Ai do të jetë përforcimi më i ri i klubit rumun UTA Arad, me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.

Zeka i cili spikati me 22 gola në sezonin e kaluar për FC Suharekën, vjen si një nga emrat më të mirë të kampionatit kosovar, shkruan faqja zyrtare e klubit rumun transmeton Klankosova.tv.

31 vjeçari ka qenë kapiten dhe golashënuesi kryesor i Suharekës./ Klankosova.tv.

The post Top sulmuesi i Superligës karrierën do ta vazhdojë në Rumani appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news