Tottenham vazhdon revolucionin, Marcos Senesi përforcimi i dytë

Tottenham Hotspur ka siguruar përforcimin e dytë për sezonin e ri, pasi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin argjentinas Marcos Senesi.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, qendërmbrojtësi i Bournemouth do të firmosë kontratë katërvjeçare me klubin londinez.

Senesi pritet t’i bashkohet skuadrës së Roberto De Zerbit si lojtar i lirë, pas përfundimit të aventurës së tij katërvjeçare te Bournemouth, ku zhvilloi 128 ndeshje në të gjitha garat.

Argjentinasi bëhet kështu afrimi i dytë i Spurs këtë verë, pas marrëveshjes së arritur më herët me Andy Robertson nga Liverpool.

Klubi londinez po synon të rindërtojë repartin defensiv pas një sezoni të vështirë në Premier League./Klankosova.tv

Latest news
Related news