Trajneri i Lille thotë fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

Lille luan nesër ndeshjen kryesore të javës në kampionatin francez përball rivalëve, Monaco-s.

Para këtij dueli në konferencë për media doli trajneri i skuadrës, Bruno Genesio, i cili nuk mund t’u ikë pyetjeve të gazetarëve për Edon Zhegrovën.

“Duhet ta kujtojmë se si e nisi sezonin e kaluar Edoni. Ai është futbollist me talent të madh, por nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga dhjetori. Duhet të jemi të duruar me të, pasi është lojtar që e bënë diferencën” – ishin fjalët e trajnerit francez.

E ardhmja e Edon Zhegrovës është ende në udhëkryq, pasi Juventusi po e kërkon me ngulm, mirëpo Lille dëshiron t’i plotësohen lërkesat financiare.

The post Trajneri i Lille thotë fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news